Burri nga Suhareka e rreh gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Suharekë, pasi që e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Express.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, derisa, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull /K shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër/K shqiptare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

loading…