Burri nga Mitrovica e raporton të zhdukur gruan e tij

Një burrë ka njoftuar policinë se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 30 shtator dhe më nuk është kthyer.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

PERSON I ZHDUKUR/Mitrovicë 30.09.2022 – 06:00. Me 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante./Ballkani.info