Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë, të shtunën më 29 mars.

E një grua, shtetase e huaj të nesërmën vendosi të shkojë në polici.

Ajo aty e raportoi rastin që për të dyshuar ka bashkëjetuesin e saj, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Viktima ka deklaruar se ndaj saj u ushtrua dhunë fizike dhe psikike.

Sipas organeve të rendit, ende nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.