Një burrë nga fshati Shushicë e Istogut ka raportuar në Polici se e ka gjetur babain e tij të vdekur.

Ai e ka dërguar viktimën në spital, por mjeku kujdestar ka thënë se viktima është sjellë në spital pa shenja jete.

“Fsh. Shushicë, Istog 31.05.2021 – Koha NN. Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka gjetur t ‘atin e tij pa shenja jete. Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë në spital pa shenja jete”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.