Burri nga Fushë Kosova e rrah gruan dhe e dërgon vet në QKUK

Në Fushë Kosovë një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Pas lëndimeve që ai i ka shkaktuar e ka dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Fushë Kosovë 12.05.2021-15:30. Viktima femër kosovare ka  deklaruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.  I dyshuari e kishte dërguar viktimën në QKMF për ndihmë mjekësore dhe më pas ishte dërguar në QKUK-së dhe kishte marrë tretmanin mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.