Burri nga Drenasi kanoset nga një grua

Të shtunën në Drenas një person ka raportuar në polici se është kanosur me fjalë nga një grua

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas, ku viktima ka deklaruar në polici se është kanosur me fjalë përmes rrjeteve sociale nga një grua.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me fjalë nga e dyshuara femër K/Shqiptare, ankuesi deklaron se edhe përmes rrjeteve sociale është kërcënuar nga e dyshuara”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

loading…