Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Një femër është ankuar në policinë e këtij qyteti se bashkëshorti i saj është duke ushtuar në vazhdimësi dhunë fizike ndaj saj dhe vajzave të tyre.

Burime të “Sinjal”-it brenda Stacionit të Policisë në Obiliq kanë bërë të ditur se viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar për në stacionin policor.

Sinjali merr vesh se viktima ka deklaruar se i dyshuari përveç dhunës fizike edhe i ka kërcënuar se do t`i pres me thikë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.