Burri mori stimulues seksual për dema, përfundon në gjendje të rënde në spital

Një burrë meksikan ka merrë një stimulues seksual që përdoret për demat.

Burri raportohet se bleu ilaçin, i njohur si “bull viagra”, në qytetin e Veracruz përpara se të shtrohej në spital në qytetin e Reynosa.

Ai u tha mjekëve se kishte zgjedhur të merrte ilaçet për t’u përgatitur për një takim me një grua 30-vjeçare.

Mjekët që e trajtuan thanë: “Ai kishte marrë një stimulues seksual të cilin e kishte blerë në Veracruz, i përdorur nga fermerët në atë rajon për të gjallëruar demet për inseminimin”.

Mjekët duhej të kryenin operacione urgjente për të trajtuar ereksionin tre-ditor. Operacioni u krye por nuk ka asnjë azhurnim mbi gjendjen e burrit.

Nuk është hera e parë që një njeri është shtruar në spital pasi eksperimenton me ilaçe për mosfunksionim ngrerë.