Burri me “kokën më të fortë” mban mbi kokë një veturë

Një burrë i fortë që u bë i famshëm edhe për mbajtjen e një veture Mini në kokë ka thënë se dëshiron të arrijë 100 rekorde botërore përpara se të “pensionohet”.

Sipas mediave të huaja, John Evans, 74 vjeç, filloi si punëtor në kantiere dhe vendosmëria dhe vullneti i shtuar e kanë bërë atë të kapërcejë sfidat.

Evans, nga Derbyshire, tha se ai ka mbledhur “mbi 250,000 funte për bamirësi” nga akti i tij i që e ka bërë atë të famshëm në mbarë botën.

John thotë se ai mban rreth 98 rekorde botërore, përfshirë 50 që u njohën nga Guinness.