shtëpi rrotulluese

Burri i ndërton shtëpi rrotulluese gruas: ‘Jam lodhur nga ankesat e saj’

Një burrë në Bosnje i ndërtoi një shtëpi rrotulluese gruas së tij, pasi kjo e fundit kishte dëshiruar një pamje më të larmishme, kështu ajo tani mund të shikojë lindjen e diellit në një moment dhe pamje të tjera në tjetrën.

“Jam lodhur nga ankesat e saj dhe rinovimi i shpeshtë i shtëpisë sonë dhe i thashë: Do ta ndërtojë një shtëpi rrotulluese që të mund ta rrotulloni si të doni”, tha Vojin Kusic, 72-vjeç, duke qëndruar para shtëpisë së re që po tërheq vëmendjen e vizitorëve.Sipas medieve të huaja, shtëpia gjendet në një fushë pjellore në Bosnjën veriore pranë qytetit Srbac, dhe ka pamje të arave të misrit dhe tokës bujqësore, gjithashtu pyje dhe një lumë.

“Shtëpia mund të bëjë një rreth të plotë për 24 orë kur është me shpejtësinë më të ngadaltë, derisa me rrotullimin më të shpejtë mund të bëjë një rreth të plotë në 22 sekonda”, tha Kusic.