Burri i dehur tapë tenton ta godas gruan në Istog

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Istog. Sipas policisë, një grua ka lajmëruar se bashkëshorti i saj, në gjendje të dehur ka tentuar që ta godas atë. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku ka takuar viktimën dhe të dyshuarin.

Sipas viktimës, burri kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe derisa ajo ishte duke biseduar në telefon, ai ja ka marrë telefonin dhe ja kishte hedhur për dyshemeje, si dhe kishte tentuar që ta godasë atë.

Nëna me tre fëmijët e saj është dërguar në familjen e saj kurse në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori dhe në konsultim me të, është hapur rasti për dhunë në familje. I dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë.