Një person është arrestuar në Pejë të dielën, pasi në gjendje të dehur ka rrahur gruan e tij.

Sipas policisë, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin kur ka kryer sulmin, mbrëmë rreth orës 20:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, raporton PK.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, pas sulmit.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.