Burri i Albulena Haxhiut po kërkon arrestimin e Valdete Dakës: Të filloj çlirimi i institucioneve

Alban Krasniqi, bashkëshorti i kandidates së Vetëvendosjes për deputete, Albulena Haxhiut, ka kërkuar publikisht arrestimin e kryesueses së Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës.

Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se meqë policia ka hyrë në objektet e KQZ’së, atëherë le ta arrestojë Dakën, shkruan Gazeta Express.

“Meqenëse policia qenka në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”, thuhet në reagimin e tij në ‘Facebook’.

Policia e Kosovës e ka siguruar objektin e KQZ’së përpara mbledhjes së sotme, pas sulmeve verbale që ka marrë kryesuesja e komisionit nga anëtarët e subjektit politik ‘Vetëvendosje’.

Glauk Konjufca, kandidat për deputet nga radhët e VV’së, e konsideroi si minim të demokracisë mos-lejmin që të marrin pjesë në zgjedhje individë me vepra penale në zgjedhjet e 14 shkurtit.