Burri i Albulena Haxhiut i katërti në Malishevë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, renditet i katërti sipas votave të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri më tani, Krasniqi ka marrë 924 vota, apo 14.43%.

Ndërkaq kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, renditet i pari me 2 mijë e 475 vota, apo 38.65%.

Isni Kilaj i Partisë Demokratike të Kosovës renditet i dyti, me 1 mijë e 759 vota, apo 27.47%.

Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i treti, me 1 mijë e 38 vota, apo 16.21%.