Burri hidhet nga kati i nëntë i një ndërtese në New Jersey dhe mbijeton pasi ‘zbarkon’ mbi një BMW – pamjet dramatike tregojnë momentin pas rënies

Një burrë u hodh nga një lartësi prej 30 metra nga kati i nëntë i një ndërtese shumëkatëshe në New Jersey, dhe disi i mbijetoi rënies pasi zbarkoi në një makinë BMW.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri 31-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet e ditur, u përplas te çatia e BMW-s së zezë dhe u pa në një gjendje të përgjakur teksa zvarritej nga rrënojat në Jersey City të mërkurën në mëngjes.

Derisa qëndronte, i rrethuar me copa xhami, burri pa që krahu i tij i djathtë ishte thyer.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, treguan burrin i cili kishte kërcyer nga një dritare e hapur e katit të nëntë, duke u ankuar në dhimbje derisa mbante krahun e thyer.