kod QR

Burri hasi në një gur varri me një kod QR – kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Një video e një guri varri që kishte të ndërthurur një kod QR po përhapet në rrjetet sociale, duke u çuditur me përmbajtjen që ka.

Ishte një burrë i cili kishte pikasur këtë në varreza derisa dokumentoi për të gjithë atë që kishte parë.

“Nuk mund ta besoj atë që pashë sot në varreza”, tha autori i videos virale që po përhapet në TikTok me shpejtësi rrufeje.

Derisa iu afrua gurit të varrit me një kod QR, burri e skanoi atë. Në momentin që u lexua kodi, u hap një dritare që tregonte një mori kujtimesh të një çifti të moshuar që ishin varrosur aty.

Familja e tyre me sa duket kishte mbledhur të gjitha video-incizimet dhe i kishin bërë bashkë, si një video-album kujtimor.

Në këtë album, kishte një sërë kujtimesh që çifti kishin pasur së bashku.

Videoja ka marrë mbi 19 milionë pëlqime dhe njerëzit janë vërtet të prekur. /Telegrafi/

@remember.well.us Replying to @trapahontiis ♬ Past Lives – Martin Arteta & creamy & 11:11 Music Group