Dhuna

Burri e sulmon gruan në Rahovec, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në Rahovec, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.