Një burrë dhe një grua nga Drenasi janë rrahur të shtunën mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se atyre u është ofruar tretman mjekësor, përcjell Ballkani.info
“DHUNË NË FAMILJE / Gllogoc 09.07.2022 – 09:35. Është raportuar se dy të dyshuar (bashkëshort) kosovar-e, janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri tjetrit”, thuhet në raportin e PK-së.
Në raportin policor thuhet se pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Ballkani.info







