Burrë e grua në Pejë rrahen mes vete derisa udhëtojnë, njëri bëhet për spital

Policia ka njoftuar se janë arrestuar një çift bashkëshortor.

Sipas Policisë, derisa kanë qenë duke udhëtuar me veturë, ata kishin pasur një mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit.

E dyshuara ka marrë tretman mjekësor.

Policia thotë se të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE /SULM | Pejë 09.09.2022 – 09:00-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër të dy kosovar për shkak se derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”