Burj Khalifa ngjyroset kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ngjyrosur me ngjyra të flamurit kombëtar për nder të 28 Nëntorit.

Ndërtesa në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, ndërsa është uruar 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar videon në Facebook.

“Burj Khalifa kuqezi je ti”, ka shkruar Rama.