Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump po i afrohet një vendimi për të përdorur ushtrinë amerikane për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit, sipas CNN, dy zyrtarë të lartë informuan mbi bisedimet në vazhdim brenda administratës amerikane.
Ai nuk beson në një zgjidhje diplomatike
Trump, thonë burimet, po humbet gjithnjë e më shumë besimin në mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, megjithëse ai ende zyrtarisht lë hapësirë për negociata – por vetëm nëse Irani bie dakord për lëshime të rëndësishme, transmeton Ballkani.info.
Bisedat mes zyrtarëve amerikanë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës vazhduan të silleshin rreth përpjekjeve për një “dalje” diplomatike, por Trump e bëri të qartë këtë mëngjes se po humbiste durimin.
“Sinqerisht, nuk jam në disponim për të negociuar me Iranin,” u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One, gjatë kthimit nga samiti i G7 në Kanada. Ai shtoi se qëllimi i tij në Iran nuk është “armëpushimi”, por “fundi, fundi i vërtetë – jo një tërheqje e përkohshme”.







