Burim Ramadani: Të rinumërohen votat, s’duhet të kemi frikë

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Burim Ramadani, ka kërkuar rinumërim të votave. Sipas tij, rinumërimi e forcon legjitimitetin e fituesve.

“Rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues. Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare. Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike.

“Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha. Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë. Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave”, ka thënë në fund ai.

Të kujtojmë se rinumërim të votave kanë kërkuar edhe disa kandidatë tjerë për deputetë, sidomos ata që duket se nuk kanë arritur të mbledhin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Po ashtu edhe Nisma si parti po kërkon me këmbëngulje rinumërim. /Ballkani.info/

loading…