Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një postimi publik, Ramadani ka theksuar se ndihet i gatshëm për garën e radhës, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për vendin. Ai ka kërkuar mbështetje më të madhe qytetare për të siguruar, siç është shprehur, një fitore të Aleancës dhe një drejtim të ri për Kosovën.

Ramadani rikujtoi rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ku sipas tij, ka marrë besimin e një pjese të konsiderueshme të votuesve të AAK-së, duke e interpretuar këtë si mandat për përfaqësim të drejtë, profesional dhe të pakompromis.

Në mesazhin e tij, ai kritikoi qeverisjen aktuale, duke e cilësuar si të “pa vizion, pa ide dhe dembele”, ndërsa bëri thirrje për më shumë bashkëpunim, angazhim dhe zë politik në funksion të interesave të qytetarëve.

Postimi përmbyllet me urimin për përvjetorin e AAK-së dhe thirrjen: “Bashkë i japim fitoren Aleancës dhe Kosovës!”