Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj korrupsionit, duke e cilësuar atë si një veprim tërësisht vullnetar dhe të papranueshëm.
Në një postim publik, Ramadani ka theksuar se askush nuk korruptohet me zor dhe se çdo akt korruptiv është rezultat i një vendimi personal. Sipas tij, korrupsioni nuk imponohet, por pranohet me vullnet të lirë.
“Korrupsioni është veç vullnetar. Askush nuk të korrupton me zor, askush nuk t’i shtin paratë me zor në xhep, askush nuk ta punëson një anëtar të familjes me zor dhe askush nuk ta kryen një favor vetëm për qejfin tënd”, ka deklaruar Ramadani.
Ai ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj korrupsionit, duke theksuar se “duart e korruptuara do të shkurtohen”, në kuptimin e ndëshkimit të fortë institucional dhe ligjor ndaj atyre që përfshihen në afera korruptive.
Burim Ramadani është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së me numrin 11 në listën zgjedhore.







