Burim Berisha ende nuk e di nëse do të fitoj pa balotazh: 220 votat me kusht dhe votat e votuesve me nevoja të veçanta do të vendosin

Kandidati i LDK-së, Burim Berisha ende nuk e di nëse do të fitoj ose jo pa balotazh.

Berisha me anë të një postimi ka shkruar se këto javë është rezervuar reagimet për shkak se procesi i numërimit të votave është duke vazhduar.

Se a do të fitoj ose jo pa balotazh, do të vendosin 220 votat me kusht dhe votat e votuesve me nevoja të veçanta.

Postimi i plotë i Burim Berishës:

FALEMINDERIT FUSHË KOSOVË

Qytetarë të Fushë Kosovës,

Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen masive që kam pranuar javët e fundit, e cila është konfirmuar me rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit.

Gjithashtu, dua të falenderoj secilin votues/e, pavarësisht preferencave partiake, për një kulturë shembullore demokratike.

Këto javë jam rezervuar nga reagimet për shkak se procesi i numërimit të votave është duke vazhduar.

Projekti jonë për Fushë Kosovën ka marrë mbështjetje madhështore. Rreth 220 vota me kusht dhe nga votuesit me nevoja të veçanta do të vendosin nëse do të fitojmë mandatin në raundin e parë.

Gjithsesi, do të vazhdojmë rrugën që e kemi nisur.