Burgu i Sigurisë së Lartë me dhoma intime për të martuarit, pushimi deri në tri orë

Në kohë të zakonshme, vizitat për të burgosurit dhe të paraburgosurit që gjenden në Burgun e Sigurisë së Lartë, janë të caktuara të mbahen 2 herë në muaj, vizita që zgjasin 1 orë.

Ndërkohë në këtë institucion është edhe dhoma për çifte kur të burgosurit mund të qëndrojnë me bashkëshortet e tyre 3 orë.

Të dënuarit duhet të kenë dënim të plotfuqishëm, gjithmonë duke qenë të kurorëzuar apo të jenë të pajisur me dokument të noterizuar.