SHKK

Burgu i Dubravës: Parandalohen dy raste të kontrabandës, tentuan të fusin dy telefona dhe 750 euro

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€.

Po ashtu, në sallën e vizitave, një familjar ka tentuar të futë dy telefone brenda qendrës në mënyrë të fshehur.

Oficerët korrektues kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar mjetet monetare dhe telefonat. Vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Dy të burgosurit ndaj të cilëve kanë qenë të dedikuara mjetet monetare dhe telefonat janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.