“Burdushi është keq emocionalisht, nga nesër hyn në grevë urie”

Mjeku popullor i njohur si Burdushi ka paralajmëruar se nga e diela do të hyjë në grevë urie.

Avokati i Burdushit Asdren Hoxha, tha për Ballkani.info se pala e tij po ndihet i diskriminuar në të gjitha format.

“Hysni Peqani është ndier shumë i ofenduar për shkak se konsidron që nuk i është bërë trajtim si duhet nga instancat gjyqesore”, konfirmoi Hoxha.

Sipas tij, Burdushit i janë mbajt seanca pa prezencën e avokatit

“Ka vendosur që të hyjë në grevë urie që nga nesër. Pasi ai konsideron që është duke iu bërë padrejtësi, nuk është marrë në pyetje që tre muaj dhe është paraburgos në mënyrë të pazakonshme se të tjerët. Pastaj është mbajtur seanca për konfiskimin e pasurisë pas prezencën e tij dhe të avokatëve edhe pse është paraburgosur. Peqani konsideron është duke u diskriminuar hapur” ka shtuar Hoxha.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale ku edhe po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Ballkani.info