Buraku dhe Fahriye bëhen prindër, në jetë vjen djali

Ata janë një nga çiftet më të mira të shoubizit në Turqi.

Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye janë bërë prindër të një djali, shkruan Ballkani.info.

Siç raportojnë mediet turke, djali quhet Karan dhe ka lindur me peshë 3 kg dhe 670 gram, me gjatësi 52 centimetra.

Mediet turke kanë mësuar se Fahriyen gjatë lindjes së djalit e ka shoqëruar edhe Buraku, i cili është mbushur plot emocione kur mori djalin në krah.