Valentina Bunjaku

Bunjaku e LDK-së thotë se Qeveria Kurti është “qeveria krejt dhe shtremt”

Valentina Bunjaku, deputet e LDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çështjen e librave shkollorë dhe gjendjen në arsimin kosovar.

Në fjalimin e saj, Bunjaku ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit, duke i quajtur si “qeveria krejt dhe shtremt”.

Tutje, ajo ka theksuar se ende ka mungesë të gjërave elementare të higjienës nëpër shkollat e Kosovës.

“Kjo qeveri, qeveria e ndryshimit, qeveria e besës, qeveria krejt dhe shtremt, jeni ju” – tha ajo.