Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u zhvillua sot pasdite me propozim të CDU-CSU-së dhe SPD-së, për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

365 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë, 188 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro, njofton tch.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

“Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

loading…