Bulliqi: Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit refuzoj ndërtimin e hidrocentralit në lumin Kaçandoll

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi ka lajmëruar se është ndaluar ndërtimi i hidrocentralit në rrjedhën e lumit Kaçandoll.

Ai u shprehë se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka refuzuar të pajis me pëlqim mjedisor kompaninë “Hidrocom”.

Postimi i plotë:

Pas insistimit dhe këmbëngulësisë sonë, që të mos lejojmë ndërtimin e hidrocentralit në rrjedhën e lumit Kaçandolli, sot edhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka refuzuar ta pajis me pëlqim mjedisor kompaninë “Hidrocom” sh.p.k. Llapllasellë, Graçanicë.Në këtë mënyrë ia kemi dalë ta ruajmë atë zonë nga degradimi i ambientit, siç do t’i ruajmë edhe pasuritë e tjera natyrore në komunën tonë.