Bulliqi: Hoti i dha qasje Serbisë në resurset tona natyrore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti i ka ofruar qasje Serbisë në resurset natyroire të Kosovës.

“Disa pika të Marrëveshjes në Uashington e kanë cenuar integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Një prej tyre është çështja e Ujmanit. Me këtë marrëveshje Serbisë është mundësuar që të futet si palë e barabartë në resurset natyrore të Kosovës. Me Kushtetutë Kosova menaxhon me resurset e jo shtetet fqinje. Në këtë pikë është bërë lëshim”, ka thënë Bulliqi, në RTK, në debat me deputeten e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Kjo qeveri është jolegjitime dhe për aq sa i zgjatet jeta Kosova do të ketë vetëm gjëra të këqija”, tha Bulliqi.