10 zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Podujevë janë duke shërbyer në veri të Kosovës çdo ditë, ka njoftuar të mërkurën kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Në një shkrim në Facebook, Bulliqi ka thënë se këta policë e kanë mbështetjen e komunës dhe qytetarëve të saj për punën e tyre në këtë zonë, ku situata është e tensionuar.

“Policia e Kosovës me qëndrueshmërinë e tyre në veri të vendit, po tregojnë përkushtim maksimal në misionin e tyre për ofrimin e sigurisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Nga Stacioni Policor në Podujevë i kemi mbi 10 zyrtarë policorë që po shërbejnë në veri të vendit për çdo ditë, gatishmëria dhe morali i lartë i tyre është për tu admiruar”, ka shkruar ai.

Bulliqi më tej tha se uron që kjo situatë në veri të tejkalohet sa më shpejt dhe kjo pjesë e vendit t’i kthehet normalitetit.