Bulli i kuq në fanelën e tre lojtarëve të RB Leipzig ndryshon ngjyrë, rastesi apo e qëllimshme

Tifozët në Tottenham Stadiumin  ishin paksa të hutuar kur shikonin lojtarët e RB Leipzig që kishin veshur fanella me ngjyra të ndryshme tek pjesa e sponsorit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Spurs, ku fituan 1-0.

Disa lojtarë gjermanë para vetes kishin logot me ngjyrë të Red Bull në pjesën e përparme të fanellave të tyre, ndërsa disa të tjerët kishin emrin e sponsorit me ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

Timo Werner, Christopher Nkunku dhe Lukas Klostermann, ishin lojtarët që kishin veshur këtë fanellën e dytë, me sponsor bardhezi. 

Pse RB Leipzig ka veshur këto fanella sponsorizuese me ngjyra të ndryshme ndaj Tottenham?

Nuk dihet ende se pse RB Leipzig kishte veshur fanella me ngjyra të ndryshme.

Por ajo që dihet është se logoja e saktë për fanellën e tretë të RB Leipzig, të cilën ata e kishin veshë në Londrën e Veriut, është ajo e zezë dhe e bardhë e veshur nga Timo Werner.

Në pjesën e dytë Timo Werner dhe Christopher Nkunku, ndërruan fanellat duke e vëshë atë me ngjyra dhe kjo gjermanit i solli fat ku shënoi edhe gol. Kishte mbetur vetëm Klostermann me fanellë tjetër.

RB Leipzig duke festuar. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

A i lejohet RB Leipzig të veshë sponsorë me ngjyra të ndryshme në fanellat e tyre?

Neni 28.5 i Rregullores së Pajisjeve të UEFA shkruan që RB Leipzig nuk ka bërë asgjë të keqe duke i lejuar e lojtarët e tyre të veshin sponsorë me ngjyra të ndryshme ndaj Spurs.

Rregull thotë: “Zgjedhja e skenarit dhe ngjyrës së çfarëdo shkronjash është e pakufizuar, por asnjë identifikim i prodhuesit ose elemente dekorative nuk mund të përfshihen”.

Prandaj duket se klubi gjerman në pronësi të Red Bull shfrytëzoi një boshllëk në rregulloret e garave dhe mund të ketë zgjedhur të vishte sponsorët me ngjyra të ndryshme për arsye marketingu.

RB Leipzig nuk kishte luajtur asnjëherë më parë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe duket se klubi i vendosur të mos e anashkalojë këtë mundësi marketingu për fanella.