Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë vishet me flamujt serb

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me flamujt e tre shteteve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të samitit “Open Ballkan”

Presidenti serb “Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe delegacioni që i shoqëron do të vijnë sot në Shqipëri.

Vizita e parë do të jetë ne Elbasan, ku në mbrëmje do u shtrohet një darkë jo formale.

Më pas nesër në orën 09:00 do të jetë mbërritja e Vuçiq dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në këtë samit pritet të firmosen 6 marrëveshje bashkëpunimi dhe pas forumit do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkani i Hapur