Bukuroshja indiane tregon se si e ngucnin në shkollë

Modelja e aktorja indiane, Priyanka Chopra, e cila në vitin 2000 ishte shpallur Miss Bota, ka folur për adoleshencën e saj, periudhë kjo për të cilën thotë se nuk ishte e lehtë.

Chopra, 36-vjeçare, e cila aktualisht është duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Hollywood, ka vendosur të flasë sinqerisht për ngacmimet e shokëve të saj në shkollën e mesme.

“Unë isha objekt i abuzuesve që më fyenin për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe origjinës indiane”, ka treguar ajo.

“Ata më thanë të kthehesha nga vendi ku kam ardhur dhe më quanin “e kafta”, ka thënë Priyanka.

“Kjo ndikoi në vetëbesimin tim dhe mori kohë për t’u rikuperuar”, është shprehur ajo.

“Kjo është arsyeja pse dua të ndikoj njerëzit për të kuptuar se sa të pasur jemi në diversitet”, ka thënë më tej ajo.

“Uroj që fëmijët e mi të mos rriten në një botë të tillë një ditë. Unë dua të ndryshoj mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sjellin dallime kulturore. Ne të gjithë duhet të përfshihemi”, ka përfunduar Priyanka.