Bukuroshja britanike ankohet për ofertat e pahijshme (FOTO)

“Ende nuk jam e gatshme për romancë të re, por jam e gatshme për atë që të shoqërohem me ndonjë mashkull, me të cilin do të kemi interesa të përbashkëta dhe të më thotë se jam e bukur”

Bukuroshja britanike Vicky Pattison më në fund ka fituar emisionin e saj televiziv.

Zeshkania atraktive tashmë disa muaj është beqare, pasi në nëntor të vitit të kaluar kishte mësuar se i fejuari i saj John Noble e kishte tradhtuar me disa femra. Ajo sapo ka lansuar shoun personal televiziv, i cili quhet “Wednesday Break Up”.

Ajo insiston se ende nuk është e gatshme për lidhje të re, por është e gatshme për shoqëri.

“Ende nuk jam e gatshme për romancë të re, por jam e gatshme për atë që të shoqërohem me ndonjë mashkull, me të cilin do të kemi interesa të përbashkëta dhe të më thotë se jam e bukur. Do të doja të njoftohesha me dikë, por tani për tani, e tëra që marr janë oferta të pahijshme dhe fotografi të organit gjenital të meshkujve. Këto fotografi ua tregoj të gjitha shoqeve të mia”, ka deklaruar ajo për tabloidin britanik “Daily Mail”.

“Tani jam në pozitë të palakmueshme, sepse karriera ime varej nga martesa me Johnin.

Është dashur të filloja një kolumne, emisionin për martesë. Mirëpo, tani do të flasim për ndarjet”, ka deklaruar bukuroshja, e cila njihet për romancat e saj me meshkuj të famshëm, por edhe për fotot e saj tejet të nxehta, të cilat ajo rregullisht i publikon në rrjetet sociale.