Bukë spelte me fara

Sot drithërat e speltës kanë aplikim të gjerë, veç tjerash, edhe për shkak se shumica e njerëzve që janë alergjikë ndaj grurit, nuk janë ndaj speltës.

Edhe pse spelta përmban gluten, mirëpo në sasi më të vogël se drithërat e tjera, njerëzit të cilët janë alergjikë ndaj tij, por edhe njerëzit e sëmurë nga celiakia, megjithatë shpesh mund të përdorin atë, transmeton Telegrafi.

Spelt është një bimë e ngjashme me grurin, vetëm se për nga përmbajtja është e pasur me më shumë proteina, dhe e pa procesuar është më e shëndetshme se gruri.

E pasur me fibra, proteina, vitamina B, E, kalcium, kalium, magnez, zink e hekur, kjo bukë është një zgjidhje e dobishme për shëndetin e juaj.

100 g Spelt kanë afërsisht 338 kalori, pra 20% të vlerave ushqimore që duhen marrë në ditë.

Konsumimi i rregullt i Spelt kontribuon në evitimin e peshës së tepërt, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Përbërësit:

– 60 ml ujë të vakët,
– 1 paketim tharmë të thatë,
– 345 gr miell spelte,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 3 lugë vaj ulliri,
– 2 lugë supe fara kungulli,
– 2 lugë supe fara luledielli,
– 2 lugë supe susam,
– 1 lugë supe sheqer,
– 360 ml ujë.