Bujar Dugolli: Ambiciet e Haradinajt për president janë legjitime

Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka komentuar zhvillimet rreth temës së presidentit të Kosovës.

Në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se ambicia e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj, për president të Kosovës është legjitime.

“Çështja e presidentit bëhet matematike me kalimin e ditëve. Presidentit Thacit po i mbaron afati i mandatit. Kjo tani i mbet partnerëve të koalicionit si përgjegjësi. Kur nuk ka bashkëpunim se si do të gjendet zgjidhja atëherë do të hapet mundësia e përfshirjes së opozitës. Duket se ka presion edhe nga presidenti Thaci që ta fusë në presion PDK’në. Më duket se AKdri Veseli dëshiron një lidership më të qartë për tu kthyer më e konsoliduar si parti se sa që ishte në zgjedhjet e fundit. ambiciet e Haradinaj për president janë legjitime. E dimë se posti i presidentit nuk është i parëndësishëm, duhet të jetë një figurë më unifikuese e cila ndihmon konsolidimin e shtetit dhe zhvillimin e demokracisë”, tha ai.