Shkuri Buja, kandidat për kryetar të Lipjanit ka takuar të rinjtë e kësaj komune, derisa ka folur për promovimin e ndërmarrësisë përmes vetëpunësimit.
“Promovimi i ndërmarrësisë përmes vetëpunësimit, praktikat e punës me pagesë në sektorin privat, programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional në partneritet me bizneset, si dhe subvencionimi i pagave për punësimin e të rinjve, janë vetëm disa nga politikat konkrete që do t’i zbatojmë në mandatin e ardhshëm për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Buja.
Sipas tij, këto masa janë arsyeja pse të rinjtë e Lipjanit po na bashkohen çdo ditë e më shumë, duke treguar besimin dhe përkrahjen e tyre si kurrë më parë.
“Kjo u vërtetua sot në takimin me të rinjtë e qytetit të Lipjanit. Me rininë tonë në krah, fitorja është e sigurt!”, ka shkruar në fund Buja. /Ballkani.info/







