Kompania e makinave “Bugatti” ka shitur makinën më të shtrenjtë në botë. Emri i personit që ka blerë kë makinë nuk është bërë i ditur.

As çmimi me të cilën është shitur kjo makinë nuk është bërë i ditur. BBC shkruan se mendohet se kjo makinë tejkalon, çmimin e makinës Rolls-Royce Sweptail, e cila u shit për rreth 9 milionë paund.

Po ashtu e ditur bëhet se makina, e cila është shitur ka një motor 20 herë më të fuqishëm se ai i Ford Fiesta. Kjo makinë u ndërtua për të festuar 110 përvjetorin e Bugattit.

Kurse BBC shkruan më tej se blerësi besohet se është nipi i themeluesit të Porsche, Ferdinand Piech.

Stephan Winkelmann, presidenti i kompanisë “Bugatti” ka thënë:

Makina e zezë që u shit ishte një kombinim i teknologjisë së jashtëzakonshme, estetikës dhe luksit ekstrem.”

President and CEO of Automobili Lamborghini Stephan Winkelmann presents the new model Huracan during a press day ahead of the 66th IAA auto show in Frankfurt on September 15, 2015.
AFP PHOTO / ODD ANDERSEN (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)