Bugatti i ri me 1,825 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale mbi 500 km /orë

Bugatti Bolide i ri peshon 1,240 kg dhe mund të shkojë nga 0 në 500 kilometra në vetëm 20 sekonda.

A keni menduar ndonjëherë se sa shpejt mund të shkojë me të vërtetë një Bugatti Chiron nëse motori i saj është quad-turbo W16? Epo, kompania Bugatti duket se i është përgjigjur kësaj pyetje me Bugattin e ri Bolide, një super veturë me ‘vetëm’ 1,825 kuaj fuqi që pretendon se mund të përshpejtojë nga 0 në 500 km / orë në vetëm 20 sekonda.

Bolide, është frëngjisht dhe përdoret për vetura garuese, dhe kjo makinë përfundimisht nuk është krijuar për përdorim në rrugët normale, transmeton Telegrafi. Ajo përdor elementë të Chiron, duke përfshirë motorin e tij W16.

Kjo veturë ka një motor 8.0-litër W16, i cili zhvillon 1,825 kuaj fuqi, dhe ka 1,850 çifte rrotulluese.

Edhe sipas standardit të Bugatti, shifrat e performancës janë të egër. Nga një vendndodhje Bolide do të arrijë nga 0 në 100 km / orë, në 2.17 sekonda, nga 0 në 200 km / orë, i duhen 4.36 sekonda, nga 0-300 km / orë ajo shkon për 7.37 sekonda, nga 0-400 km / orë ajo e arrin për 12.08 sekonda dhe 500 km / orë në vetëm 20.16 sekonda.