Bugajski: Ushtria ruse si ushtria serbe në vitet ’90, tërhiqet dhe ikën kur përballet me ushtri profesionale

Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Washington, ka thënë se ushtria ruse në Ukrainë po vepron ngjashëm si ushtria serbe në luftërat e fundit ballkanike.

“Fatkeqësia e Rusisë në Rajonin e Kharkiv-it do të studiohet si një nga goditjet më spektakolare në historinë ushtarake”, shkroi gazetarja ukrainase, Ilia Ponomarenko.

Duke e shpërndarë këtë fjali, Bujaski shkroi për ngjashmërinë e ushtrisë ruse me ushtrinë serbe në zmbrapsje.

“Ushtria ruse është shumë e ngjashme me ushtrinë serbe gjatë rënies së Jugosllavisë – tërhiqet dhe ikën kur përballet me një forcë luftarake profesionale”, ka shkruar Bugajski në Twitter.