Buffon afër rinovimit me Juventusin

Buffon nuk ndjen ende se ka ardhur koha t’i varë atletet

Sipas CalcioMercato, Gianluigi Buffon është rrugës për të rinovuar kontratën me Juvnetusin edhe për një sezon.

42 vjeçari dëshiron të tentojë edhe një edicion për Champions Leaguen, trofeu i vetëm që i mungon në karrierën e pasur të italianit.

Sipas mediave në Itali, palët janë marrë tashme vesh, ka mbetur vetëm nënshkrimi.