Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, foli rreth asaj se nëpër sa faza i është dashur të kalojë Kosova pas çlirimit nga okupimi serb, duke vënë në pah se vendi ynë ka qenë i shkatërruar në plot aspekte.
“Masat, sanksionet dhe krejt ato detyrime që shqiptarët e Kosovës i kanë pasur, edhe me largime nga puna, edhe me marrje të së drejtës së punës dhe të drejtave elementare civile e politike në atë kohë”.
“Tash me fol 25 vjet pas luftës e 16 vjet pas pavarësisë për diçka që është rifilluar, është rindërtuar dhe është zhvilluar në parametra krejt tjetër, pa e përmendur administrimin ndërkombëtar 8 vjet të plota dhe 3 vjet mbikëqyrje ndërkombëtare, dhe pastaj procesi si i tillë i transformimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike e komunale me vështirësitë e veta që i ka pasur, me mënyrën dhe formën që politika dhe ligjet në Kosovë e kanë vendosur me kohë se si të transformohet dhe cili është modeli i privatizimit dhe privatizimeve në Kosovë, është përtej asaj me e quajt budallaki politike”, deklaroi Haziri në Rubikon.







