Brukseli s’ka publikuar ndonjë tekst të marrëveshjes, a do të nisë zbatimi nga 1 shtatori?

Të shtunën Përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka njoftuar se Kosova e Serbia janë pajtuan për qarkullimin me letërnjoftime të lëshuara nga dy vendet. Por përveç njoftimeve për ujdinë nga Brukseli, Prishtina e Beogradi nuk ka ndonjë detaj kur nisë zbatimi.

Siç dihet pala kosovare kishte marrë vendim për reciprocitet në targa e dokumente duke planifikuar që ato te zbatoheshin nga 1 gushti. Por serbët u rebeluan dhe vendimi u shty për t’u bërë pjesë e negociatavee në Bruksel dhe Prishtinë e Beograd.

Të dy palët nuk do të lëshojnë dokumente të bardha por do të pranohet vetëm letërnjoftimi për qarkullim, është bërë e ditur të shtunën. Por, mbetet të shihet a do të ndodhë kjo nga 1 shtatori.

Borrell ka bërë dy njoftime për marrëveshjen por nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth afateve.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.

Kosova, më 1 gusht, për disa orë lëshoi dokumente të tilla, por vendimi u përcoll me barrikada nga serbët në veri të Kosovës. Pasi ata hoqën barrikadat, Qeveria në Prishtinë, shtyu vendimin për 1 shtator. Ndërkaq, për çështjen tjetër, atë të targave, palët ende nuk kanë marrëveshje dhe ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Deri te marrëveshje për dokumentet erdhi pas angazhimit të diplomatëve evropianë dhe amerikanë të cilët kërkuan nga palët që të arrinin një ujdi dhe të shmangnin dhunën në veri të Kosovës.

Borrell tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të lëvizin me letërnjoftimet përkatëse.