Brukseli për herë të parë mbi “ndryshimin e kufijve”: “Mund të bëjë jehonë …”

Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament lidhur me bisedimet mbi korrigjimet e mundshme të kufirit Kosovë-Serbi.

Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq, tha për Tanjug se amendamenti u miratua si pjesë e zgjidhjes brenda dialogut Beograd-Prishtinë me qëllim që të përpiqet të tërheqë dialogun nga qorrsokaku në të cilin ndodhet.Grubjesiq thotë se pas miratimit të amendamentit të lartpërmendur, PE-ja “la hapësirë dhe dha një shans” brenda draft- raportit të Progresit të Serbisë për të çuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të ishte e pranueshme si për njërën ashtu edhe për tjetrën palë, si dhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Tregimi për korrigjim kufijsh për PE gjithsesi se nuk ka përfunduar. Nëse dialogu i Brukselit ka rënë në qorrsokak, ashtu siç është duke u zhvilluar, është pragmatike dhe racionale të kërkojnë një tjetër, siç thonë ata, zgjidhje kreative”, tha ajo, duke shtuar se nuk duhet të ketë tema tabu në dialog, as tema e korrigjimit të kufijve.

Grubjeshiq pajtohet se korrigjimi nuk përmendet në mënyrë eksplicite në amendamentin e miratuar, por që mund të konkludohet nga pretendimet e raportit që flasin për përkrahjen e dialogut dhe se çdo marrëveshje mund të pranohet vetëm nëse është dakord reciprokisht dhe merr parasysh stabilitetin e rajonit dhe të drejtën ndërkombëtare.

Edhe pse rezolutat e PE nuk janë të detyrueshme, sipas Grubjesiq, miratimi formal i amendamentit në fjalë mund të ketë “jehonë”, pasi rezolutat e PE përmenden, monitorohen dhe analizohen.

“Kjo me siguri nuk do të mbetet pa u vënë re, veçanërisht pasi që u pranua nga raportuesi i PE për Serbinë dhe raportuesi i PE për Kosovën,” shprehet ajo.