Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e me gjasë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq apo kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq do të shkojnë të enjten në Bruksel për të simbolizuar me një takim në selinë e BE-së rifillimin e dialogut.
Këtë mundësi e kanë konfirmuar për KOHA-n burimet diplomatike në Bruksel.
Sipas të njëjtave burime planifikohet që gjatë verës të ketë më shumë takime dhe ato mund të rezultojnë edhe me një Samit në Paris ku do të merrnin pjesë jo vetëm liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë por edhe dy politikanët më të fortë evropianë, presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.







