“Brukseli në flakë” (Video)
Policia e Brukselit ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë pjesëmarrësit në protestat masive nga qytetarët kundër taksave të larta dhe kostos jetësore.
Protestuesit kanë gjuajtur me gurë zyrene Kryeministrit Charles Michel, përcjell Ballkani.info.
Mediat amerikane kanë raportuar se policia janë detyruar të shpërndajnë turmat me topa uji dhe gaz lotsjellës, pasi që ishin munduar të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë në qendër të Brukselit.
Rreth 300 qytetarë raportohet të kenë marrë pjesë në protestë, të cilët identifikoheshin nga ‘jelekët e verdhë’ të cilët i kishin veshur.
#GilletsJaunes come to #Brussels to protest. Unfortunately, not peacefully #protests #Brusselsbubble #EUquarter @Berlaymonster @PoliticoRyan pic.twitter.com/z4bIGWhKky
— Gabriel Daia (@Gabriel_Daia) November 30, 2018
Disa nga protestuesit kishin edhe gazmaska, pra si duket hedhja e gazit lotsjellës ishte e pritur.
Protestuesit me ‘jelekë të verdhë’, kishin protestuar edhe më parë nëpër rrugët e qytetit duke shkaktuar kështu kaos të madh në trafik.
Kryeministri Charles Michel, ka thënë se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me liderët e protestuesve rreth kërkesave të tyre. /Ballkani.info/